Fatjon Cuka
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
TIRANË (AA) - Sot është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, aktori i njohur shqiptar Bujar Lako. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, pas një ataku në zemër, raporton Anadolu Agency (AA).
Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948, ndërsa karrierën si aktor e ka filluar në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në vitin 1973.
Lako u bë i njohur nëpërmjet disa filmave ku mund të përmendim “Në fillim të verës”, "Gjeneral Gramafoni”, “Udha e Shkronjave”, etj.
Ai ka patur role të ndryshme në dhjetëra filma, ndërsa ka edhe një numër të madh rolesh në teatër.
Bujar Lako mban titullin "Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.