Harun Kaymaz
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
BURSA (AA) – Pastiçeri nga qyteti turk i Bursës, Yuksel Haci Hasanogullari, i cili tashmë gjysmë shekulli merret me bërjen e bakllavasë, në pastiçerinë e tij klientëve iu ofron 200 lloje dhe forma të ndryshme të kësaj ëmbëlsire orientale, shkruan Anadolu Agency (AA).
“Deri tani kemi 200 lloje të bakllavasë. U japim emra të ndryshëm, mes të cilave janë edhe ‘Bukuroshja e Haremit’ dhe ‘Çig kofte’. Këtë të fundit e bëjmë me mjaltë, pekmez, gjalpë dhe fistikë. Ai që e hanë këtë lloj të bakllavasë mund ta mbajë deri në tetë orë. Kemi edhe lloje të ndryshe të kadaifit”, tha Hasanogullari duke theksuar se “Çig kofte” është gjellë djegëse e mishit të papërpunuar, karakteristikë e kuzhinës turke.
Pastiçeri i suksesshëm theksoi se ka investuar shumë para dhe kohë në cilësinë e prodhimeve të tij në të cilat nuk ka shurup glukoze, por përdor vetëm përbërjet më cilësore që konsumatorët e mbarë Bursës, por edhe të qyteteve përreth i dinë.
Hasanogullari thekson se gjithnjë e më i madh është numri i klientëve të cilët në dasma në vend të tortës blejnë bakllava të dasmës. Ai bën bakllava që mund të operohet deri në 11 katëshe dhe shton se çdo vit vendos prodhime të reja.