Dzihat Aliju
18 Nëntor 2024•Përditësim: 19 Nëntor 2024
"Jetimorja e elefantëve" Sheldrick Wildlife Trust në Kenia tërheq vëmendjen, raporton Anadolu.
Jetimorja ndodhet në Parkun Kombëtar Nairobi në kryeqytetin kenian Nairobi, ndërsa shërben si qendër rehabilitimi për elefantët që kanë mbetur "jetimë" si pasojë e gjuetisë pa leje.
"Elefantët jetimë" si rezultat i gjuetisë së paligjshme, thatësirës ose pushtimit njerëzor të habitateve të egra marrin kujdes të veçantë në këtë jetimore për tre vjet.
Jetimorja mund të vizitohet nga turistët ku ata mund të marrin informacione më të detajuara rreth qendrës dhe elefantëve.