ANKARA (AA) – Botimi vjetor 2014 i Anadolu Agency (AA), i cili përmban zhvillimet e rëndësishme në mbarë botën, do të prezantohet për shitje ditën e nesërme, raporton Anadolu Agency (AA).
AA e cila me synimin që rritet dita ditës për tu bërë një nga 5 agjencitë e lajmeve më prestigjioze në botë, si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit ka përgatitur ditarin e saj në Turqisht, Anglisht dhe Arabisht. Në botimin për 2014 të AA-së krahas zhvillimeve në Turqi përfshihen edhe ato nga Azia, Europa, Afrika, Amerika dhe zhvillimet e përcjella nga rrjeti i lajmeve nga e gjithë bota dhe këto zhvillime të paraqitura kanë kaluar në filtrin e redaktorëve me përvojë të AA-së.
Në këtë botim një vend të rëndësishëm kanë edhe fotot e shkrepura nga fotoreporterët e AA dhe fotografitë e organizatave kryesorë të mediave në botë, ndërsa ngjarjet e rëndësishme të 2014 janë paraqitur në kronologji. Ditari tërheq vëmendjen me dizenjimin, përmbajtjen, cilësinë e botimit dhe me fotografitë e fuqishme me rezolucion të lartë.
- Ditar i veçantë për secilën pozitë gjeografike i adresuar në gjuhë të ndryshme
Nga përpunimi i ngjarjeve në ditarin 2014 të AA-së, në tre gjuhë të ndryshme të dizajnuara në mënyrë individuale për çdo gjeografi pritet të shihet një interes i madh nga sektorë të ndryshëm. Në këtë ditar përmblidhen ngjarjet dhe personat të cila kanë lënë gjurmë në Turqi dhe në botë në tema të ndryshme si Politika, Arti, Ekonomia, Sporti, Shkenca, Shëndeti, zhvillime të tjera si sulmet e Izraelit në Gaza, zhvillimet në Siri dhe ngjarje të tjera të rëndësishme që kanë patur jehonë të madhe nëpër botë si protestat në Ferguson etj.
Ndërsa në fund të ditarit janë paraqitur fotografitë të publikuara nga AA dhe të cilat janë të zgjedhura nga komuniteti si "fotografitë e vitit" në kategorinë e lajmeve dhe të jetës. Për shkak të paraqitjeve të ndryshme ditari 2014 i AA-së mbart një vepër të rëndësishme edhe për koleksionistët e arkivit. Videot prezantuese në këtë botim të përgatitura në çdo gjuhë veç e veç do të mund të shikohen edhe në YouTube edhe në adresën www.aa.com.tr.