Finalja e Botërorit 2022: Argjentina kryeson 2-0 ndaj Francës në pjesën e parë
Pjesa e parë e finales së Kupës Botërore Katar 2022 midis Argjentinës dhe Francës ka përfunduar në favor të argjentinasve me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të dhe Angel Di Maria në minutën e 36-të pas një kundërsulmi.