Franca mposht Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
Kombëtarja franceze e futbollit mundi Marokun në gjysmëfinalen e Kampionatit të Botës Katar 2022 me rezultatin 2-0. Në finale, e cila do të luhet të dielën, Franca përballet me Argjentinën, e cila dje e kaloi sfidën ndaj Kroacisë me rezultatin 3-0.