Ata Ufuk Şeker
02 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
BRUKSEL (AA) – Aleanca e konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ACRE) me shumicë dërmuese ka refuzuar propozimin për përjashtimin e Partisë turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia) nga kjo aleancë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për Çështje të Jashtme të Partisë AK ka njoftuar se në takimin e jashtëzakonshëm të ACRE-së në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel sot është diskutuar propozimi i qarqeve të ekstremit të djathë për përjashtimin e Partisë AK, e cila që nga viti 2013 është në këtë aleancë politike.
Propozuesit kanë argumentuar se Partia AK kinse po shkel statutet dhe vlerat e Aleancës, por pas diskutimeve të 28 anëtarëve të ACRE-së votuan për qëndrim të AK Partisë, ndërsa shtatë anëtarë ishin për largimin e partisë AK nga Aleanca.
Ish-ministri turk për BE-në dhe deputet aktual në Turqi Volkan Bozkır, pjesëmarrësve të takimit u tha se Partia AK mohon të gjitha akuzat e përfaqësuesve të ekstremit të djathtë, të cilën e konfirmoi edhe Këshilli i ACRE-së me votim.
Delegacioni turk tha se argumentet të cilat propozuesit i kanë përdorur kundër Partisë AK janë identike me argumentet që jashtë Turqisë i përdorin anëtarët e Partisë opozitare Popullore Demokratike (HDP) dhe organizata terroriste FETO.