Emrah Güney,Halil İbrahim Başer
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot në Stamboll me Kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde në Irak, Neçirvan Barzani, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se në këtë takim është diskutuar kryesisht për luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale.
Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë theksohet se Erdoğan e ka pritur Barzanin në rezidencën Yıldız Mabeyn, ku krahas temave të lartpërmendura kanë shkëmbyer pikëpamjet për bashkëpunimin në fushat të ndryshme si në energji, ekonomi dhe tregti.
Ndërkohë po sot Barzani është kaur edhe me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoğlu po në Stamboll, takim ky i cili ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.