Ilgın Karlıdağ
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, ka deklaruar se PKK duhet të mbetet në listën e organizatave terroriste. "Aktualisht, prioritet duhet të jetë lënia e menjëhershme e armëve", tha Piri të enjten për Anadolu Agency.
"PKK është në listën e BE-së për organizatat terroriste dhe nuk besoj se largimi i saj nga lista, në një kohë kur ata janë të përfshirë në sulmet vdekjeprurëse do të jetë një gjë e qëlluar” tha më tej ajo.
Komentet e raportueses së Parlamentit Evropian për Turqinë janë bërë pas dështimit të procesit të zgjidhjes së konflikteve që erdhën si pasojë e vrasjeve të fundit të policëve dhe ushtarëve turq nga PKK-ja."Unë e dënoj rikthimin e dhunës nga ana e PKK-së dhe dënoj sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve. Barrikadat dhe hendeqet janë të papranueshme", tha Piri.