Hatice Özdemir
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Zëvendës Patriarku i Përgjithshëm i Armenëve të Turqisë, Aram Ateşyan, i ka dërguar një letër presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) rreth pretendimeve armene për ngjarjet e vitit 1915. Në letrën të cilën fillon me "i nderuar presidenti im" Ateşyan shprehet se rezoluta në fjalë i ka mërzitur ata, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hyrje të letrës Ateşyan ka vlerësuar se "Vendimi i marrë nga Parlamenti Federal i Gjermanisë rreth ngjarjeve të ndodhura në periudhat tragjike të Luftës së Parë Botërore, ka krijuar një trishtim të thellë në praninë e kombit tonë. Si bashkësia Armene e Turqisë paraqesim për autoritetin tuaj të lartë si një shprehje e ndjenjës së sinqertë dhe të përzemërt se jemi pjesëtar të kësaj mërzie."
"Patriarkana Armene e Turqisë është një institucion fetar që zbaton në mënyrë të përkryer obligimet ndaj shtetit dhe e cila ka hequr kompleksin për tu vërejtur ndryshe nga njerëzit e këtij vendi duke përmbushur detyrën dhe duke qenë si përkthyese e ndjenjave të qytetarëve turq kristianë-armenë. Patriarkët e ndjerë që kanë qenë me detyrë në këtë institucion të shenjtë përveç shërbimit fetarë në këtë bashkësi, kanë hyrë në histori duke u bërë shembull me sjelljet e tyre pozitive. Gjithashtu edhe sot këto sjellje shembullore vazhdojnë të jenë udhëzuesit tanë", shprehet në letrën e tij Ateşyan.