Tuğrul Çam,Kasım İleri
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Avionët luftarakë të SHBA-së dhe të Rusisë për herë të parë kanë kryer "test komunikimi" në qiellin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Një avion lutarak i SHBA-së dhe një avion luftarak i Rusisë në kohën e drekës ditën e sotme me orën e Katarit kanë kryer një test komunikimi të planifikuar në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve për sigurinë e fluturimeve", ka deklaruar për gazetarin e Anadolu Agency, një zyrtar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Zyrtari ndër të tjera ka theksuar se testimi ka qëllim verifikimin e protokollit të nënshkruar dy javë më parë mes SHBA-së dhe Rusisë në marrëveshjen për sigurinë e fluturimeve e cila përfshin avionët e të gjitha vendeve që marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtarë kundër DAESH-it.
Dy avionët kanë kryer testimin në pjesën jugore të Sirisë dhe testi ka zgjtatur afërsisht 3 minuta.