Michael Gabriel Hernandez
18 Mars 2021•Përditësim: 19 Mars 2021
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian duhet të respektojnë detyrimet e tyre të Brexit-it për të cilin negociuan bashkërisht, tha dje kryeministri irlandez, Michael Martin transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me një marrëdhënie të re tregtare tani midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe një protokoll që mbron paqen dhe shmang kufirin e fortë në këtë ishull, dua të ec përpara me marrëdhënie pozitive me Mbretërinë e Bashkuar", tha Martin në deklaratat e shkurtra përpara takimit dypalësh virtual me presidentin amerikan Joe Biden në Ditën e Shën Patrikut.
Martin ishte duke iu referuar ishullit të Irlandës në deklaratat e tij. Spekulimet ishin shtuar se një kufi i fortë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut do të kërkohej pas largimit të Britanisë nga BE-ja.
Ai tha për të siguruar që Irlanda dhe Britania të kenë një marrëdhënie pozitive duke ecur përpara "do të thotë të qëndrosh pranë asaj që është rënë dakord dhe të punosh së bashku për të bërë sukses prej saj. Dhe kjo, nga ana tjetër, atëherë mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe promovimin e pajtimit më të madh në ishullin tonë të përbashkët".
Protokolli ka për qëllim të parandalojë nevojën për një kufi të fortë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës ë Veriut për shkak të frikës se mund të çojë në një kthim në gjakderdhje në Veri. Grupet e saj pro-Mbretërisë së Bashkuar, të njohur si unionistë, kanë kundërshtuar me vendosmëri protokollin, duke argumentuar se e vë Irlandën e Veriut në një rrugë drejt ndarjes nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.