Ahmet Gençtürk
23 Tetor 2022•Përditësim: 24 Tetor 2022
Qeveria e re e Italisë u betua zyrtarisht sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Së bashku me kryeministren e parë grua të vendit, Giorgia Meloni, 24 ministra të kabinetit, duke përfshirë gjashtë gra, bënë betimin e tyre përpara presidentit Sergio Mattarella në Romë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.
Meloni, 45 vjeçe, u zotua gjatë ceremonisë për t’i shërbyer vendit të saj me krenari, raportoi ANSA.
Pas marrjes zyrtare të detyrës nga ish-kryeministri Mario Draghi, ajo pritet të drejtojë mbledhjen e parë të kabinetit të saj të ri pasditen e sotme.
Partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë e udhëhequr nga Giorgia Meloni fitoi një shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të 25 shtatorit dhe ajo formoi një qeveri koalicioni të krahut të djathtë të premten.
Qeveria e re përfshin partinë populiste të Matteo Salvini-t Lega Nord dhe partinë Forza Italia të qendrës së djathtë, të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.
Italia, e cila ka ekonominë e tretë më të madhe të BE-së, është anëtare e NATO-s dhe G7-tës, dhe gëzon marrëdhënie të ngushta diplomatike, tregtare, ushtarake dhe kulturore me fqinjin e saj mesdhetar, Türkiye-n.