Elvir Bucalo
06 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Pas disa javësh vonesë, Komisioni Evropian të martën, javën e ardhshme do të bëjë publikimin e raporteve vjetore për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Këtë për Anadolu Agency e kanë konfirmuar nga Komisionin Evropian, i cili tregon se, kur është fjala për Bosnjë e Hercegovinën, raporti do të jetë më pozitiv se sa që ishte në vitet e mëparshme.
Arsyeja për këtë progres janë ndihmësit pozitiv, i nxitur nga iniciativa e diplomacisë gjermane dhe britanike, deklarata e përbashkët e lidershipit politik dhe shtetëror të vendit dhe axhendës së reformave që ka marrë mbështetjen e aktorëve kryesorë politikë.
Raporti, i cili është në procedurë të shkruar ka marrë dritën e gjelbër nga të gjithë komisionerët evropianë, ku theksohet rëndësia e vazhdimit të trendeve pozitive të stabilizimit politik rajonal deri tek treguesit ekonomikë, të cilat, me kushte të njohura për statusin e vendit kandidat, duhet të hapin mundësinë që aplikimi i Bosnjë e Hercegovinës, kur flitet në adresë të Brukselit, ka "peshë" të domosdoshme dhe kredibilitet.
Një arsye kryesore për vonesën e publikimit të raportit është se Komisioni Evropian ka pritur për rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.
Për Brukselin kjo është e rëndësishme për shkak se ai dëshiron me Ankaranë sa më shpejt të jetë e mundur të lidhë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, ku, në këmbim të bashkëpunimit të Turqisë në ndalimin e rrugës së refugjatëve, BE pos ndihmës financiare, do të përshpejtojë dhënien e regjimit pa viza, si dhe procesin e përgjithshëm të bisedimeve për pranimin e Turqisë në BE.