A. Eda Ünlü Özen
15 nëntor 2015•Përditësim: 15 nëntor 2015
ANTALIA (AA) - Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdoğan është takuar sot me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama në Antalia të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, është duke zhvilluar takime bilaterale me liderët e ardhur në Antalia për të marrë pjesë në Samitin e G20. Në këtë kuadër fillimisht ai është takuar me Presidentin e SHBA-së, Obama.
Obama arriti në Antalia këtë mëngjes për të marrë pjesë në takimin e liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara në botë. Takimi mes dy liderëve ka filluar rreth orës 10:40 sipas orës lokale në hotel Regnum.
Ndërkohë Erdoğan gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me liderë të tjerë të ardhur për të marrë pjesë në këtë Samit.
Paz pozimit përë gazetarët Erdoğan dhe Obama kanë kaluar në takimin kokë më kokë.
Anadolu Agency është mbuluesi kryesorë i Samitit G20 i cili do të zhvillohet në Antalia të Turqisë sot dhe nesër.