Muhammed Bilal Kenasari,Hakan Çopur
11 Tetor 2015•Përditësim: 11 Tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry duke realizuar biseda të ndryshme telefonike me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Presidentin palestinez, Mahmud Abbas ka vënë në dukje shqetësimet në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit në Palestinë. Gjithashtu ai vuri në dukje rëndësinë e mos rritjes së tensioneve dhe që të ruhet qëndrueshmëria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se: "Kerry ka vënë në dukje rëndësinë se këto ngjarje të dhunshme duhen dënuar në mënyrën më të fortë dhe se duhen treguar përpjekje për të ulur tensionet. Kerry gjithashtu ka vënë në dukje rëndësinë për ruajtjen e qëndrueshmërisë si dhe shmangien e retorikave nxitëse që rritin tensionet".
Në deklaratë theksohet ndër të tjera se Kerry i ka përcjellë palëve se do të ndjekë nga afër zhvillimet në Jerusalem dhe se SHBA do të vazhdojë përpjekjet për sigurimin e qetësisë në rajon.
Qeveria izraelite për shkak të ditëve fetare të hebrenjve herë pas here ndalon plotësisht dhe pjesërisht hyrjet e palestinezëve në Mesxhid-in Aksa dhe që nga 13 shtatori e deri tani në qytete të ndryshme në Jerusalem dhe Bregun Perëndimorë po përjetohen tensione.
Konfliktet dhe përleshjet e herë pas hershme mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në rajon përfundojnë me humbje të jetëve dhe me plagosje ose me arrestime.