Stipe Mayiç
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
ZAGREB (AA) - Konflikti midis Bozhe Petrov dhe Tomislav Karamarko është paralajmërim serioz për shpërbërjen e qeverisë kroate, por kryeministri Tihomir Oreskoviç mbetet optimist, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën solemne me rastin e Ditës së Parlamentit kroat të pranishëm ishin pothuajse të gjithë krerët shtetërorë, ku mungonin lideri i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) dhe zëvendëskryeministri i parë Tomislav Karamarko dhe Zoran Milanoviç, kreu i partisë opozitare.
Bozho Petrov, kryetari i lëvizjes Most (Ura), tha se do të japë dorëheqje në qeveri, e cila pritet edhe nga anëtarët e tjerë të Most-it të cilët në seancën e kabinetit votuan për shkarkimin e Tomislav Karamarkos.
Petrov tha se dorëheqja e tij do të pasojë nëse Kuvendi nuk do ta shkarkojë Karamarkon, i cili është i obliguar që deri më 18 qershor të votojë.
Për votimin e mosbesimit të Karamarkos nevojiten të paktën 76 vota, për të cilën ekziston mundësia, por është i mundur edhe mbivotimi i deputetëve të cilët mbështesin koalicionin e shumicës patriotike.