Stipe Mayiç
22 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
ZAGREB (AA) – Seanca e dytë e Kuvendit të Republikës së Kroacisë në të cilën deputetët do të votojnë për emërimin e qeverisë së re, të cilën e propozoi mandatari Tihomir Oreshkoviç, ka filluar me fjalimin e këtij të fundit, i cili prezantoi strategjinë për katër vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e tij, Oreshkoviç theksoi se ka për qëllim të rrisë standardin e jetës së qytetarëve si dhe të përmirësojë ekonominë e vendit. Ai u shpreh se Kroacia po kalon nëpër një fazë të zhbalancimit makroekonomik që shfaqet nëpërmjet papunësisë së madhe dhe konkurrimit të dobët.