Vlada RH
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Qeveria e Republikës së Kroacisë sot venddosi që të hënën ta shpallë Ditë zie në Republikën e Kroacisë me rastin e viktimave të sulmeve terroriste në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e zisë në Kroaci do të shënohet me uljen e detyrueshme të flamurit kroat në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat në të cilat janë të vendosura organet shtetërore dhe organet e pushtetit lokal dhe rajonal, si dhe në ndërtesat ku janë të vendosur seli ose realizohen aktivitete të personave juridik, gjegjësisht në të cilat personat fizik ushtrojnë aktivitete të pavarura.
Përveç kësaj, personat juridikë të angazhuar në televizion dhe radio, transmetimet dhe aktivitetet e tyre programore duhet ti përshtatin me shënimin e Ditës së zisë, veçanërisht në atë mënyrë ku do të emetohen programe të cilat për nga përmbajtja e tyre korrespondojnë me shënimin e kësaj dite.
Në sulmet terroriste që ndodhën mbrëmjen e së premtes, u vranë 129 njerëz dhe të paktën 352 persona u plagosën, ndërsa rreth njëqind prej tyre janë në gjendje kritike.
Tani për tani dihet se në sulmet në disa lokacione në Paris morën pjesë tetë anëtarë të organizatës terroriste DAESH, në mesin e të cilëve ndodhet edhe 29-vjeçar Omar Ismael Mostefai, shtetas francez.
Me këtë rast është gjetur një pasaportë siriane e sulmuesit 25-vjeçar në stadiumin Stade de France.