Seyit Şamil Kurt
29 Prill 2026•Përditësim: 29 Prill 2026
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është pritur nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën sociale turke NSosyal, Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se Fidan u takua me Stockerin në kuadër të vizitës së tij në vazhdim.
Takimi është pjesë e një serie angazhimesh që Fidan po zhvillon në vend, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në zhvillimet rajonale dhe globale.