Medin Halilovic
08 tetor 2015•Përditësim: 09 tetor 2015
BEOGRAD (AA) – Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se ka marrë një draft të kapitullit 35 të bisedimeve për çështjen e Kosovës, i cili që më parë ka përcaktuar rezultatin e negociatave me Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).
Vuçiç në konferencën e përbashkët për mediat me shefin e diplomacisë britanike, Philip Hammond, vlerësoi se ai informacion në të cilin ka patur dijeni ishte "më i tmerrshëm dhe më i keq se njohja formale e Kosovës".
"Njohja formale e Kosovës është katastrofike për ne, dhe normalisht ne nuk dakordohemi me të, dhe kjo është më e keqe se kaq. Gjithë atë që nuk arritën të bëjnë përmes dialogut të drejtpërdrejtë me Serbinë, ata tani e shkruar - t'u dorëzohet Ujmani (hidrocentrali në veri të Kosovës). Gjithë atë që nuk kanë arritur të marrin në atë draft, tash e kanë vënë. Unë shpresoj se kjo nuk do të jetë propozim", tha Vuçiç.
Ai shtoi se në qoftë se vjen deri tek ajo dhe nëse vjen në rend dite, do të pyetet populli për të parë se çka më tej.
I pyetur se në çfarë drejtimi zhvillohet dialogu i Brukselit, Vuçiç tha se Serbia është në situatë shumë të vështirë dhe komplekse, dhe se në disa revista britanike me ndikim do të bëjë përpjekje për të paguar për reklama që Serbia të marrë pasuritë në Brezovicë me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
Sipas tij, punëtorët serbë, të cilët u arrestuan dje në Parkun Kombëtar të Sharrit në Brezovicë, janë të pafajshëm.
"Edhe këtë e mbështet komuniteti ndërkombëtar? Nëse këtë e mbështetni dhe nëse kriteri juaj është të dorëzoni Ujmanin, unë ju them - nuk e japin Ujmanin, dhe të shohim se çfarë më tutje. Ndoshta mua mund të më ndërroni, keni mediat nën kontrollin tuaj këtu në Serbi, keni mjaft nga ata që ju gënjejnë në emrin tuaj. Nuk e jap Ujmanin dhe këtë do t'ia them edhe Federika Mogherinit në qoftë se më 13 tetor shkoj në Bruksel", tha ai.
Refuzimin e ambasadorit shqiptar për të pranuar notën e protestës nga ana e Serbisë e ka quajtur sjellje jodiplomatike dhe tha se ai (ambasador) në muajt e ardhshëm nuk do mund të takohet me ndonjë zyrtar të lartë të Serbisë.