Adel Ömeragiç
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
PODGORICË (AA) – Turqia mbështet ftesën dërguar Malit të Zi për anëtarësim në NATO, ndërkohë zëvendës ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Suay Alpay, ka pohuar se dy vendet janë aleatë. Në një bisedë për Anadolu Agency ai u shpreh se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Alpay, i cili mori pjesë në forumin “2BS” në Budvë ka vlerësuar reformat e Malit të Zi në sektorin e mbrojtjes.
"Me Malin i Zi ne jemi aleatë. Jemi shumë të kënaqur të shohim reformat e zbatuara në fushën e mbrojtjes. Industria e mbrojtjes nuk nënkupton vetëm armatim, por edhe të jeni të aftë të parandaloni rreziqet. Kësaj i kushtojmë vëmendje të veçantë dhe mendojmë se Mali i Zi ka potenciale të shumta. Turqia përkrahë mbrojtjen e Malit të Zi prandaj besoj që këtë vit të nënshkruajmë marrëveshjen për industrinë e mbrojtjes”, tha Alpay i cili u prononcua edhe për ftesën të cilën e pranoi Mali i Zi për anëtarësim në NATO.
“Në vlerësojmë se është një hap para nga shkaku se Mali i Zi ka një pozitë të rëndësishme në Ballkan. Dhe jo vetëm Mali i Zi, por edhe Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe shtetet e tjera Ballkanike duhet të jenë në NATO dhe BE”, u shpreh për Anadolu Agency zëvendës ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Suay Alpay.