Admir Fazlagic
02 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
SHKUP (AA) – Në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 2.473 vërtetime për shtetas të huaj, të cilët kanë parashtruar kërkesën që tu njihet e drejta për azil, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prej tyre, në numër më të madh janë shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga 19 qershori deri më tani gjithsej janë dhënë 111.361 vërtetime për shtetasit e huaj, të cilët kanë parashtruar kërkesën për të drejtën e azilit.
Pasi refugjatët e kalojnë kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, regjistrohen në qendrën e pranimit për refugjatë në Gjevgjeli, e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Greqinë.
Pas kësaj refugjatët me tren dhe autobusë nisen drejt vendkalimit kufitar verior të Maqedonisë në “Tabanoc” duke vazhduar udhëtimin drejt vendeve të Evropës Perëndimore.