Kristina Maslareviç,Lejla Bıogradlıja
05 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
BEOGRAD (AA) - Është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Serbisë dhe Arabisë Saudite për bashkëpunim në fushën e turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e nënshkrimit që u mbajt në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, morën pjesë ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajic dhe ministri i Turizmit të Arabisë Saudite, Princi Salman bin Abdulaziz.
Ljajic në konferencën e përbashkët për shtyp, ka theksuar se marrëdhëniet diplomatike nuk janë zhvilluar mes dy shteteve gjatë viteve. Ai ka pohuar se: “Marrëdhëniet diplomatike të cilët kanë nisur me hapjen e Ambasadës së Beogradit në Rijad sot me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në fushën e turizmit i zhvillojmë edhe më shumë".
Rasim Ljajic theksoi se me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim kanë për qëllim që të tërheqin më shumë turist dhe investitorë nga Arabia Saudite në Serbi.
Ai duke theksuar se në të ardhmen do të veprojnë së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën në tregtinë me Arabinë Saudite tha se: "Duam që të tregojmë stabilitetin dhe bashkëpunimin e ruajtur si rajon. Në këtë mënyrë në vendet e rajonit do të vijnë më shumë turistë".
Ndërsa Abdulaziz tha se Serbia është "vend kyç" në Ballkan dhe se me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim do të vijnë më shumë turistë nga Arabia Saudite në vend.
Ministri saudit Abdulaziz gjithashtu u takua edhe me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.