Hasan Tosun
05 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
BRATISLAVË (AA) - Votuesit në Sllovaki iu janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët kanë nisur të votojnë në 6 mijë e 968 zona të votimit në të gjithë vendin, ndërsa procesi do të përfundojë në orën 22.00 me orën lokale.
Anketimet e fundit tregojnë se në zgjedhjet e përgjithshme ku kanë marrë pjesë 22 parti do të jetën në vendin e parë Partia Social Demokrate nën drejtimin e kryeministrit Robert Fico, por gjithashtu tregohet se nuk do të mund të vijë e vetme në pushtet.