Riyaz Khaliq Khaliq
26 tetor 2026•Përditësim: 26 tetor 2026
Partia Komuniste në pushtet e Kinës filloi sot sesionin e saj të pestë plenare në Pekin, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu.
Takimi vjen përpara kongresit të 21-të të Partisë Komuniste të Kinës, i planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm, kur pritet të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.
Presidenti kinez Xi Jinping, 73 vjeç, i cili gjithashtu shërben si sekretar i përgjithshëm i partisë, i dorëzoi një raport pune Komitetit Qendror të 20-të gjatë seancës së tij të pestë plenare, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.
Xi, i cili po shërben një mandat të tretë të paprecedentë si lider i partisë, përshkroi një projekt-vendim mbi "disa çështje madhore në lidhje me forcimin e vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze të Partisë me këmbëngulje", thuhet në raport.
Takimi katër-ditor me dyer të mbyllura mbledh së bashku rreth 300 anëtarë të Komitetit Qendror, me diskutimet që pritet të përqëndrohen te krerët në zhvillim përpara kongresit të partisë të vitit të ardhshëm.
"Në qendër të këtij tranzicioni është ngritja e gjeneratës së shtatë të partisë, shpesh të referuar si 7G të cilët kanë lindur në fund të viteve 1960 dhe 1970 dhe ngjitja e të cilëve do të jetë kritike në formësimin e trajektores politike të Kinës”, raportoi gazeta "South China Morning Post".