Şeyma Erkul Dayanç
20 Maj 2026•Përditësim: 20 Maj 2026
Austria, Italia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia, të gjitha vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kanë propozuar një model "hap pas hapi" për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së, transmeton Anadolu.
"Për të mbështetur vrullin e zgjerimit dhe për ta çuar përpara integrimin evropian, nevojiten stimuj të fortë dhe tërheqës", thanë vendet në një dokument konfidencial.
Sipas raportit nga Euractiv, dokumenti thuhet se është qarkulluar midis vendeve anëtare të BE-së dhe bën thirrje për "qasje të bazuar në meritë, nëse është e nevojshme, hap pas hapi në tregun e vetëm evropian" si një nxitje për vendet kandidate.
Propozimi paraqet një model të përshkruar si "integrim sistematik sektorial", duke u lejuar vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë gradualisht në programet e BE-së teksa ato përputhen me rregullat e BE-së. Ai sugjeron zgjerimin e qasjes në fusha, përfshirë transportin, energjinë, tregjet digjitale, strategjitë e konkurrencës dhe lëndët e para kritike.
Dokumenti gjithashtu përfshin masa mbrojtëse në rast se vendet kandidate tërhiqen nga reformat pasi fitojnë qasje në pjesë të tregut të vetëm.
Ai i bën më tej thirrje komisares së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, të hartojë propozime të reja përgjatë këtyre linjave, duke argumentuar se kjo qasje do të forcojë tregun e vetëm dhe do të ndihmojë në kundërshtimin e ndikimit të vendeve të treta, përfshirë Rusinë dhe Kinën.