Servet Günerigök
26 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
SOFJE (AA) – Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) ka marrë 38 përqind të votave në zgjedhjet lokale të së dielës në Bullgari, tregojnë sondazhet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Alpha Research në zgjedhjet e shoqëruara me një pjesëmarrje të ulët të votuesve, Partia Socialiste Bullgare është renditur e dyta, duke marrë 18 përqind të votave.
Lëvizja për të Drejta dhe Liri, e cila përbëhet kryesisht me turq, fitoi 8.6 për qind të votave
Sipas raporteve të mediave lokale, më pak se 50 përqind të qytetarëve morën pjesë në votimin për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë.
Sipas agjencisë së lajmeve të Sofjes, kryeministri bullgar Boyko Borisov uroi partinë e tij GERB, partnerët e koalicionit dhe opozitarët për rezultatet.