Vesna Beshic
03 tetor 2015•Përditësim: 03 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kroacisë, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në këtë vend kanë hyrë 100 mijë e 66 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga mesnata deri në orën 21 në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 4 mijë e 992 refugjatë përmes vendkalimit kufitar Tovarnik dhe Bapska, dhe gjatë ditës janë transportuar drejt kufirit hungarez (me tren dhe autobusë)", theksuan nga MPB-ja kroate.
Më pas ata theksuan se në qendrën e përkohshme të pranimit në Opatovc deri në orën 21 ka pasur 1 mijë e 989 refugjatë.
"Edhe më tej pritet fluks i refugjatëve nga Republika e Serbisë", porositën nga MPB-ja e Kroacisë.