Ekip
03 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
DAKA (AA) – Organizata terroriste DAESH “pa mëshirë” duhet të shkatërrohet, që gjeneratat e ardhshme të mos kultivojnë urrejtje të tillë, deklaroi kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Renzi ka folur për televizionin Sky TG25 për sulmin në restorantin në kryeqendrën e Bangladeshit, Daka, gjatë të premtes mbrëma, në të cilin humbën jetën 22 persona, në mesin e të cilëve nëntë italianë. Shefi i Qeverisë italiane theksoi se DAESH-i po humb pozitën në Siri, Irak dhe Libi, si dhe ka folur për “grusht të hekurt” kundër atyre që përdorin “strategjinë e bazuar në urrejtje dhe terror”.
“Duhet t’i shkatërrojmë pa mëshirë, duke evituar njëkohësisht që gjeneratat e ardhshme të jenë sikur këta”, tha Renzi. DAESH-i të shtunën bëri publike fotografitë e pesë personave, siç pretendojnë, sulmues në restorantin në Daka.