Zehra Ulucak
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
HAVANË (AA) – Kuba ka njoftuar se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për lehtësimin e bllokadës të cilën e zbaton prej dhjetëra vitesh ndaj vendit është "shumë e kufizuar", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez në një deklaratë gjatë vizitës në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, tha se SHBA-të me Kubën në emër të zhvillimit të marrëdhënieve kanë mundur të vendosin mënjanë ndryshimet por se përparimet nuk do të mund të bëhen për një natë.
Duke vënë në dukje se SHBA duhet të "heqë pa kushte" bllokadën ndaj vendit të tij, Rodriguez ka përsëritur edhe kërkesën e Kubës që SHBA-të ti rikthejnë Gjirin e Guantanamo-s të cilin e përdorë si burg ushtarak.