Ekip
27 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
ROMË (AA) - Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se vizita e tij e parë në Evropë, pas heqjes së sanksioneve ndaj Teheranit, ka treguar se ekzistojnë "mundësi të mëdha" për bashkëpunim ekonomik, akademik, shkencor dhe kulturor, raporton Anadolu Agency (AA).
Rouhani në ditën e tretë të vizitës në Romë mbajti konferencë për mediat në të cilën deklaroi se pas humbjeve të përbashkëta për shkak të sanksioneve të mëparshme ndaj Iranit, "sot ndodhemi në situatën kur kemi interes të dyanshëm".
Presidenti iranian shpreson se një zhvillim i tillë i ngjarjeve mund të reflektojë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por se Kongresi amerikan qëndron në rrugë.
"Çelësi është në Washington, jo në Teheran", ka thënë Rouhani, i cili sot do të vizitojë Parisin.