Ekip
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
BUKURESHT (AA) - Qeveria rumune e qendrës së majtë përballet me një votëbesim për shkak të masave sipas të cilave do të dekriminalizonin shkeljet zyrtare, të cilat shkaktuan protesta masive në rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryemistri Sorin Grindeanu pritet të ballafaqohet me votëbesim të mërkurën, pasi partia e tij Socialdemokrate dhe partnerët e tij të Lidhjes demokratike liberal kanë shumicën në parlament.
Javën e kaluar, qeveria ka anashkaluar procedurën parlamentare dhe ka marrë një dekret urgjent i cili ka dekriminalizuar disa forma të korrupsionit zyrtar. Kritikët konsiderojnë se nga ky dekret mund të kishin përfitime zyrtarët e lartë të cilët janë përballur me akuza për korrupsion.
Si pasojë pasuan protesta masive nga më të mëdhatë në Rumani pas përmbysjes së regjimit komunist në vitin 1989. Nën presionin e qytetarëve kryeministri Grindeanu hoqi dorë dhe tërhoqi dekretin e diskutueshëm.
Gjatë fjalimit të djeshëm para deputetëve presidenti Klaus Iohannis tha se vendi është në një krizë të thellë politike.