Kadir Karakuş
16 nëntor 2015•Përditësim: 16 nëntor 2015
ANTALIA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në kuadërë të takimeve bilaterale në Samitin e G20 është takuar në orët e vona me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i zhvilluar pa praninë e mediave në hotel Regnum zgjati rreth 1 orë. Në delegqacionin e Turqisë në këtë takim merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Feridun Sinirlioğlu, ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore Ali Rıza Alaboyun dhe Kryetari i Shërbimeve Sekrete të Turqisë Hakan Fidan, ndërkohë në delegacionin turk bashkë me presidentin Putin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergey Lavrov.
Në këtë takim është rënë dakord për organizimin e një takimi të lartë më 15 dhjetor në Moskë mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në momentet që mediat po filmonin plane nga takimi Erdoğan e ka pyetur homologun e tij rus se si ka shkuar takimi me Merkel, ndërkohë Putin i është përgjigjur në gjuhën angleze duke buzëqeshur: "Good, very good".