Michael Hernandez
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) - Me debat të zjarrtë kaloi ballafaqimi mbrëmshëm i pari i drejtpërdrejtë mes kandidatëve presidencialë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku kandidatët Hillary Clinton (68) dhe Donald Trump (70) treguan dallime të mëdha në qasjet e tyre në pothuajse çdo aspekt të politikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në debatin e mbrëmshëm të mbajtur gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale në Universitetin Hofstra në New York, Trump veçanërisht kritikoi ish-Sekretaren e Shtetit për mbështetjen që ia kishte dhënë Marrëveshjes së Partneritetit Transpaqësor (TPP).
Trump marrëveshjen e ndërlidhi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, bashkëshortin e Hillary Clinton, duke e quajtur atë "Marrëveshja më e keqe e tregtisë ndonjëherë".
"Donald, unë e di nëse ti jeton me ndonjë realitet tëndin, por këto nuk janë fakte", u përgjigj Clinton.