Mahmut Atanur
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
PEKIN (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Vang Yi u bëri thirrje SHBA-ve që të tërhiqen nga aktivitetet kundër interesave të sovranitetit dhe sigurisë rajonale të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, ministri i Jashtëm kinez Vang Yi dhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry kanë diskutuar për kontestin mes Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore gjatë një bisede telefonike.
Gjatë bisedës, Vang i bëri thirrje palës amerikane që të jetë e paanshme dhe indiferente ndaj aktiviteteve dhe diskurseve në debatet rreth pretendimeve në Detin e Kinës Jugore, si dhe të tërhiqet nga aktivitetet kundër interesave të sovranitetit dhe sigurisë rajonale të Kinës.
Ai potencoi se të dyja shtetet duhet të fokusohen në bashkëpunim më të madh.
Në lidhje me vendimin që pritet të caktohet më 12 korrik në procesin gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundrejt Kinës për të drejtat territoriale të Filipineve në rajon, Vang theksoi se nuk kanë qenë pjesë e këtij procesi gjyqësor, se nuk do të pranojnë ndonjë vendim të mundshëm dhe se vendimi nuk do të jetë në aspekt ligjor i detyrueshëm.