Felix Nkambeh Tih
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
N'DJAMENA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar fluturimet në rajonin Sub-Saharian të Afrikës në kuadër të mbështetjes së saj ushtarake të Çadit kundër grupit militant Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori amerikan në Çad, James Knight konfirmoi për AA se avionët ushtarak janë dërguar në rajonin ku organizata Boko Haram është më aktive në Çad, në liqenin Çad Basin.
"Aeroplanët tanë bëjnë fluturime vëzhguese dhe monitorimin e trupave tokësore të Çadit të cilët po luftojnë me grupin Boko Haram rreth ushqimit, karburantit dhe të mirave të tjera", ka thënë Knight.
Ky veprim i Shteteve të Bashkuara të Amerikë ka pasuar një muaj pasi ky shtet njoftoi dislokimin e rreth 300 ushtarëve në Kamerun që do të jetë për asistencë teknike dhe logjistike në luftën kundër Boko Haram.
Çadi për disa vite bënë pjesë në mbështetjen amerikane, në programin e luftës kundër terrorizmit. Ambasada e SHBA-së në Çad thekson se kjo mbështetje është rritur veçanërisht në vitin 2015.
Rreth 14 milion dollarë amerikan janë investuar në Çad në vitin 2005 dhe 11 milion dollarë në periudhën mes viteve 2011 dhe 2014. Paratë janë shpenzuar në trajnimin dhe pajisjen e ushtrisë së Çadit. Buxheti i këtij viti është rritur 27 milionë dollarë.