Ahmet Gençtürk
29 Nëntor 2023•Përditësim: 29 Nëntor 2023
SHBA janë në bisedime me Greqinë për blerjen e predhave të artilerisë për Ukrainën, njoftuan dje mediat greke, transmeton Anadolu.
SHBA-ja planifikon të blejë 50 mijë predha të kalibrit 105 mm, 20 mijë predha të kalibrit 155 mm dhe 5 mijë predha më të mëdha të kalibrit 203 mm, në përpjekje për të rimbushur rezervat e Ukrainës, tha e përditshmja Kathimerini, duke shtuar se negociatat janë në fazën përfundimtare.
Po ashtu gazeta greke shkroi se çmimi total i negociuar nga pala greke është 47 milionë dollarë.
Bashkimi Evropian është zotuar t'i sigurojë Kievit një milion predha artilerie 155 mm deri në mars të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroi më 14 nëntor se zotimi nuk do të përmbushet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi më 17 nëntor se dërgesat e predhave nga aleatët perëndimorë janë ngadalësuar ndjeshëm.