Riyaz Khaliq Khaliq
30 tetor 2026•Përditësim: 30 tetor 2026
Sulltani i Omanit, Haitham bin Tarik Al Said do të zhvillojë vizitë shtetërore dyditore në Kinë, duke filluar nga e diela, njoftoi sot Pekini, transmeton Anadolu.
Vizita e planifikuar për 1 dhe 2 nëntor do të zhvillohet me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, njoftoi Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë. Vizita zhvillohet në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani mbeten të përfshirë në një konflikt që nisi në shkurt, kur Washingtoni dhe Izraeli nisën luftë kundër Teheranit.
Kina dhe Omani vendosën marrëdhënie diplomatike në maj dhe që atëherë kanë zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërsa Pekini është bërë partneri më i madh tregtar i shtetit të Gjirit.
Omani është furnizuesi i pestë më i madh i Kinës me naftë bruto dhe partneri i katërt më i madh tregtar i saj ndër vendet arabe. Tregtia dypalëshe arriti në 36,73 miliardë dollarë në vitin 2024.
- Kancelari austriak do të vizitojë Kinën
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se kancelari austriak Christian Stocker do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 2 deri më 7 nëntor.
Kina dhe Austria vendosën marrëdhënie diplomatike në maj të vitit 1971 ndërsa këtë vit shënojnë 55-vjetorin e marrëdhënieve mes tyre.
Tregtia dypalëshe është rritur më shumë se 400 herë gjatë pesë dekadave të fundit, duke arritur në 12,5 miliardë dollarë në vitin 2025 ndërsa Kina është bërë partneri i tretë më i madh tregtar i Austrisë.