Gülşen Topçu
08 nëntor 2015•Përditësim: 09 nëntor 2015
BAGDAT (AA) - UNESCO për rivendosjen sërish në funksion të muzeve të dëmtuar në Irak ka dhënë një ndihmë financiare prej 3 milionë paundë ndaj Ministrisë së Arsimit të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Arsimit të Irakut theksohet se ministri, Muhammed Ikbal në një takim me Excel Blatter, përfaqësuesin e UNESCO-s për Irakun kanë diskutuar për situatën e refugjatëve, muzeve dhe të veprave historike.
Në deklaratë theksohet se Blatter i ka komunikuar Ikbalit dhënien e një ndihme financiare prej 3 milionë paudë për rivendosjen në funksion të muzeve.
Ndërsa në muajin qershor Ministria e Turizmit dhe Veprave Historike kishte njoftuar se 4 mijë 300 vepra historike ishin kontrabanduar jashtë vendit.
Grabitja e veprave historike dhe dëmtimi i muzeve nisi që në vitin 2003 pasi Iraku u pushtua nga SHBA-ja dhe më pas edhe në 2014 pasi organizata terroriste DAESH mori nën kontroll disa zona në Irak, ku kryesisht në Mosul rrënoi qytetet antike dhe shumë vepra të tjera historike.