Mustafa Çağlayan
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Zelanda e Re ka dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një rezolutë me të cilën i bën thirrje Izraelit të ndalojë zgjerimin e kolonive, ndërsa u bën thirrje palestinezëve të përmbahen nga parashtresa e lëndëve në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të tekstit të përpiluar, drafti u bën thirrje të dyja palëve të shmangin veprimet provokuese, duke përfshirë ato të cilat rrezikojnë 'status quo'-në historike të vendit të shenjtë në Jerusalem përfshirë edhe "Haram al-Sharif-in".
Rezoluta kërkon nga Izraeli "të ndalojë zgjerimin e vazhdueshëm të kolonive dhe shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve në territoret e okupuara".
Ky veprim nga anëtarja jo e përhershme e Këshillit, Zelanda e Re, vjen pas një muaji të dhunës intensive që nisi muajin e kaluar kur autoritetet izraelite filluan sulmet ndaj palestinezëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, që është vend i tretë i shenjtë në Islam, ndërkohë që kanë forcuar të drejtat e kolonëve ekstremist hebrenjë.
Projekt-rezoluta gjithashtu u bën thirrje palestinezëve të përmbahen nga "parashtresat në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lidhur me okupimin territoreve palestineze nga Izraeli".
Shteti i Palestinës këtë vit u bë lëndë në Gjykatën e Hagës nëpërmjet të cilës kjo gjykatë mund të marrë mandatin për të ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera në territorin e Palestinës nga qershori i vitit 2014.