Kaamil Ahmed
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
GUWAHATI (AA) – India të mërkurën ka lançuar 20 satelitë në orbitë në një mision të vetëm, njoftoi Zyra e qeverisë për mardhënie me publikun (PIB), raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata indiane për kërkime në hapësirë (ISRO) në misionin më të madh në historinë e vendit ka lançuar satelitin Cartosat-2 për shënimin në hartë të sipërfaqes së tokës, së bashku me 19 satelitë të tjerë dhe qendrën hapësinore Satish Dhawan në bregun lindor të Indisë.
"I uroj nga zemra të gjithë ekipit. Kombi është krenar për arritjet tuaja. Edhe një herë treguat se aftësitë hapësinore Indiane janë duke u rritur", tha presidenti i Indisë Pranab Mukherjee.