Dejan Maksimoviç
18 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Një kompani elektronike indiane ka hedhur në treg smartfonin më të lirë në botë me çmimin prej vetëm 3.3 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Modeli Freedom 251, të cilin e ka prodhuar kompania Ringing Bells, në shitje është nga 18 shkurti.
Nga kompania konsiderojnë se ky model do të shkaktojë revolucion në industrinë elektronike, theksojnë mediat britanike.
Duke marrë parasysh se kushton sa një apo dy gota të kafesë, karakteristikat e tij janë adekuate. Punon me sistem operativ Android Lollipop 5.1 dhe ka procesor katërkëndësh 1.3 GHz.
Posedon ekran prej 4 inç, 1 GB RAM, 8 GB memorie interne e cila mund të zgjerohet në 32 GB dhe ka kamerë prej 3.2 megapiksel.
Blerësit e Freedom 251 do të kenë qasje në të gjitha aplikacionet e Google Play Store. Modeli, po ashtu vjen me një aplikacion të instaluar si për peshkim dhe bujqësi. Ky smartfon është bërë në Indi nga pjesë të prodhuara jashtë vendit.