Eren Beksaç
05 qershor 2024•Përditësim: 06 qershor 2024
Projekti arsimor “Udhëtarët e Shkencës – Ballkani”, organizuar nga shkolla e mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip” me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB), u takua me nxënës në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, raporton Anadolu.
Programi i hapjes së projektit, organizuar në bashkëpunim me Medresenë Alaudin, u zhvillua në shkollën e Medresesë Alaudin në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave turke në vend, profesorëve, nxënësve dhe mysafirëve të tjerë.
Şeyda Çimeli Aydın, nënsekretare e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, në ceremoninë e hapjes tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes janë në nivel shumë të mirë në të gjitha fushat.
“Me këtë projekt dëshirojmë të rrisim interesimin e të rinjve kosovarë për shkencën, të mbështesim arsimimin e tyre dhe t’i shtojmë një nga urave ekzistuese ndërmjet vendeve tona interesimin dhe dashurinë e këtyre nxënësve për shkencën”, tha ajo.
Drejtori i shkollës së mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip”, Özkan Öztürk, theksoi gjithashtu se e kanë organizuar projektin, i cili ka filluar në vitin 2015 si një festival shkencor udhëtues, në 12 vende dhe më shumë se 20 qytete.
Duke theksuar projekti organizohet në Ballkan për herë të katërt, Öztürk tha: “Është një projekt që përfaqëson Türkiyen tonë dhe bashkon vendet dhe gjeografitë me të cilat ne kemi një lidhje të ngushtë në bazë të shkencës”.
Fjalime mbajtën edhe përfaqësuesi i Medresesë Alaudin Jakup Çunaku dhe drejtori për diasporën i Bashkësisë Islame të Kosovës Ekrem Simnica.
Pas prerjes së shiritit të hapjes, të ftuarit vizituan stendat dhe shqyrtuan punimet shkencore të përgatitura nga nxënësit.
Projekti i Udhëtarëve të Shkencës, i cili synon të rrisë interesin e shoqërisë për shkencën dhe ku nxënësit kanë mundësinë të mësojnë duke praktikuar, filloi në Istanbul nga shkolla e mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip” në vitin 2015 dhe filloi të organizohet në Ballkan që nga viti 2017 me mbështetjen e YTB-së.