Gökhan Ergöçün
06 gusht 2024•Përditësim: 12 gusht 2024
Sipas ueb faqes së gjurmuesit të ndërprerjeve, Downdetector, përdoruesit e Microsoft-it raportuan probleme në lidhje me shërbimet për shkak të një procesi të vërtetimit, transmeton Anadolu.
Microsoft tha në X se kishte hetuar çështjen në lidhje me shërbime të tilla si SharePoint Online ose OneDrive për bizneset.
Kompania shtoi se intervenoi dhe problemi ishte zgjidhur.
Muajin e kaluar, një përditësim për sistemin operativ Windows të Microsoft nga kompania e sigurisë kibernetike, CrowdStrike, shkaktoi një ndërprerje historike të IT-së duke goditur disa sektorë, veçanërisht aviacionin.
Kompanitë, duke përfshirë Microsoft dhe CrowdStrike, pritet të kenë humbje që arrijnë në qindra miliona dollarë.