Arife Yıldız Ünal,Mehtap Yılmaz
17 Tetor 2015•Përditësim: 17 Tetor 2015
BAIKONUR (AA) - Sateliti Turksat 4B, të cilin Turqia e kishte lançuar mbrëmë nga aeroporti hapsinor Baikonur të Kazakistanit, në ora 8:01 të mëngjesit të sotëm ka dërguar sinjalet e para të cilat i ka pranuar stacioni hapësinor Fucino në Itali.
Pasi të vendoset në orbitë, sateliti do të fillojë me aktivitetet. Sateliti do të kontrollohet nga stacioni i hapësirës Gölbasi, në kryeqytetin turk, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Është planifikuar që ky satelit të përdoret për më gjatë se 30 vite, ndërsa informacioni i parë pritet të dërgohet më vonë gjatë këtij viti.
"Sateliti Turksat 4B do të jetë i vetmi satelit turk në orbitë 50 gradë në lindje", tha Feridun Bilgin, ministri i Transportit, Punëve Detare dhe Trafikut të Turqisë.
Ai shtoi se satelitet Turksat 4A dhe Turksat 4B janë produkt i bashkëpunimit të Inxhinierëve turq dhe kompanisë japoneze Mitsubishi Electric Corporation.
Bilgin kujtoi se 4A ishte lançuar në shkurt 2014 dhe se ende është në funksion. Sateliti i ri do të mundësojë dërgimin më të mirë dhe më të shpejtë të informacioneve përmes Internetit, gjegjësisht, sateli duhet të dorëgoj tri gigabit të të dhënave për sekondë.