Hajer M'tırı
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
PARIS (AA) - Sonda hapësinore evropiane “Rosetta” ka zbuluar ekzistencën e oksigjenit në kometë që mund të çojë në teori të reja të sistemit diellor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) njoftoi "një surprizë befasuese", që nënkupton se retë e oksigjenit molekular të gjetura në afërsi të kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko kanë ekzistuar "para ose gjatë" krijimit të saj.
"Ky është një rezultat intrigues i studimit. Nuk prisnim të gjejmë oksigjen në sasi të tille në kometë, sepse kometa kimikisht është reaktive, ku surpriza bëhet edhe më e madhe", tha shkencëtari ESA-së, Matt Taylor.