Hapja e kanaçeve me gojë, gjëja me e ndotur në vitin 2015
Ndër sendet me përqendrimin më të madh të baktereve janë kuletat, menuja në restorante dhe kafene, mobiljet në 'fastfood'-e dhe kallamishtet për nargjile
Harun Kaymaz
10 Janar 2016•Përditësim: 11 Janar 2016
Bursë
BURSË (AA) - Këshilli Higjienik i Turqisë publikoi dhjetë gjëra që në vitin 2015 u shpallën si "më të ndotur" dhe me më shumë baktere në, ndërsa disa prej tyre gjenden në përdorimin e përditshëm, raporton Anadolu Agency (AA). Kështu, "gjuetarët e baktereve", siç i quajnë anëtarët e Këshillit publikuan listën e gjërave në të cilat ndodhet përqendrimi më i madh i baktereve. Këto janë kryesisht hapja me gojë e kanaçeve të pijes, prekja me dorë në tualetet publike, mobiljet në 'fastfood'-e, kuletat, menuja në restorante dhe kafene, çezmet në ambientet e përbashkëta, pipëzja e nargjiles që e përdorin më shumë njerëz, kova me akull që nuk mirëmbahet rregullisht si dhe peshqirët dhe pajisjet në sallonet e floktoreve dhe sallonet e bukurisë.
Hapja e kanaçeve me gojë, gjëja me e ndotur në vitin 2015