Bekim Laci
09 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
SHKUP (AA) – Instituti për Shëndet Publik (ISHP) i Republikës së Maqedonisë me përkrahje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në dy ditët në vazhdim do të trajnojë kompetentët lidhur me mbykëqyrjen e sëmundjeve të cilat ndërlidhen me ujin, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi i Sektorit për Higjienë Shëndetësore në ISHP, Mihail Koçubovski, në një prononcim për gazetarët informoi se Maqedonia është vendi i parë në Evropë që organizon një punëtori të tillë e cila mes tjerash synon të rifreskojë njohuritë e personelit në ISHP dhe në shtëpitë e shëndetit, ndërsa njoftoi se në punëtorinë marrin pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ministria e Ambientit dhe nga inspektorati Sanitar Shtetëror të cilëvë do iu mbajnë lligjerata ekspertë nga Norvegjia dhe Gjermania.
Koçubovski deklaroi se sëmundjet që ndërlidhen me ujin janë të përhapura shumë në botë, dhe nga to kryesisht vuajnë fëmijët, ndërsa shfaqen nga mungesa e higjienës ndërsa përhapen me prekje të dorës.
“Mungesa e higjienës bën pjesë në mesin e sëmundjeve të ujit, mungesa e kanalizimit ose toalete pa rrjedhje të ujit gjithashtu bënë pjesë në paletën e gjerë të sëmundjeve që kanë të bëjnë me ujin, ndërsa këtu bënë pjesë edhe uji nga kondicionerët dhe uji i ngrohtë nga boilerët”, tha ai.
Sipas Koçubovskit, simptomet e para të sëmundjeve që lidhen me ujin janë dijarea dhe temperatura e lartë e shoqëruar me ethe dhe të vjella, ndërsa siç tha e gjithë kjo mund të parandalohet në mënyrë shumë të thjeshtë, duke larë duart me sapun.
“Sëmundjet janë parazitare, me përhapjen e krimbave në stomak dhe kjo më shpesh shfaqet në mjediset rurale, sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të pazhvilluara siç janë India, Bangladeshi dhe në disa shtete të Afrikës ku ka mungesë të ujit të pastër dhe nuk ka toalete me sistem të kanalizimit të cilat shkaktojë infektime oralo-fekale" deklaroi Mihail Koçubovski, udhëheqës i Sektorit për Higjienë Shëndetësore në Institutin për Shëndet Publik.
Forcimi i kapaciteteve kombëtare për mbikëqyrje të sëmundjeve që lidhen me ujin dhe reagimi ndaj epidemive janë shtylla kryesore e këtij programi në të cilin shtetet udhëheqëse janë Norvegjia dhe Bjellorusia.