Fuat Kabakcı
12 gusht 2021•Përditësim: 13 gusht 2021
Anadolu Agency (AA) do të rinovojë marrëveshjen e saj me agjencinë lajmeve të Sudanit, SUNA, që mundëson shkëmbimin e lajmeve, fotografive dhe pamjeve si dhe rritjen e fushave të bashkëpunimit.
Marrëveshja do të rinovohet sot në ceremoninë e nënshkrimit ku do të marrë pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Kryetari i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Abdulfettah al-Burhan në kompleksin presidencial në Ankara.
Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency, Serdar Karagöz, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Punëve të Evropës dhe Amerikës pranë ministrisë së Jashtme të Sudanit, ambasadori Muhammed Abdalla Altoum.